Botë
Avionët F15 dhe F35 sheshojnë ishullin me 36 ton bomba
11.09.2019 13:10
Me dhjetëra ton bomba janë hedhur nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA...

Me dhjetëra ton bomba janë hedhur nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA për të shkatërruar një bazë të ISIS-it në një ishull në veri të Irakut, në brendësi të lumit Tigër.
Bombardimet kundër forcave të ISIS që u mposhtën në Irak në vitin 2017, por që po riorganizoheshin në këtë ishull, janë kryer nga avionët amerikanë F15 dhe F35.
Në një video të postuar nga majori i SHBA Miles B Cagenis, tregon dhe forcat iraniane që e vështrojnë operacionin nga terreni./Top Channel
