MUNDIALI 2014

Sonte finalja e madhe SHBA-Serbi

14.09.2014 16:20

Në Kampionatin botërorë në basketboll që po mbahet tash dy javë në Spanjë sonte me fillim më orën 21:00 do të zhvillohet finalja e madhe midis Shteteve te bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.......

Kombëtarja e SHBA-ve do të mbronë medaljen e artë të fituar para 4 viteve, ndërkaq ky është rast i mirë që Amerikanët për herë të parë në kampionatet botërorë ta mbrojnë vendin e parë. Deri më tani kombëtarja e SHBA-ve ka rrëmbyer 4 medalje të arta nga Mundobasketet e zhvilluara.

Në këtë kampionat përbërja e seleksionuesit Majk Kzhizhevski  ka arritur fitore në të gjitha takimet.

Për dallim nga Amerikanët përfaqësuesja e Serbisë deri në finale arriti pas 5 fitoreve  dhe 3 disfatave me ç’rast në “nokaut fazën” iu revanshua Brazilit  dhe Francës për disfatat në grupe.

Ndërkohë mbrëmë në “Pallatin e Sportit” të Madridit, Franca dhe Lituania në finalen e vogël dhuruan spektakël në një ndeshje tepër emocionuese që u përcaktua vetëm në sekondat e fundit. 

Franca arriti te mposhte Lituaninë me dy pike dallim 95 : 93, duke arritur kështu të rrëmbejë medaljen e bronzit në Botërorin “Spanja 2014”.

Kjo është hera e parë në historinë e basketbollit botëror qe Franca kurorëzohet me medalje. Bronzi nuk është medalja më e çmuar e mundshme, por duke parë rrethanat ishte maksimumi që mund të bënin “gjelat” në botërorin iberik.