Maqedoni
Vazhdon ndërtimi i çerdhes në Bërvenicë, Pajaziti: Punësime në Zyrën për punë sociale
11.09.2019 16:59
Vazhdon puna për ndërtimin e çerdhes së parë në komunën e Bërvenicës që do të ketë një kapacitet përkujdesës për 80 fëmijësh....

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Caroska, inspektoi punimet. Kreu i komunës, Enver Pajaziti, kërkoi që sa më shpejt të punësohet një person dhe të fillojë më punë Zyra për punë dhe politikë sociale në këtë komunë.
“Përveç çerdhes që ishte prioriteti i këtij takimi, biseduam edhe për Zyrën për punë sociale që është hapur dhe e mobiluar, tanimë që duhet së shpejti edhe të punësohet dikush dhe të fillojë edhe ajo të funksionojë, sepse është përgatitur vitin e kaluar, por ka pasur ca ndryshime në ligj që ministrja do ta sqarojë më mirë. Biseduam për punën e shkollave që ishin sugjerime të mijat se si mund të gjejmë mjete për renovimin e shkollës këtu dhe në Çellopek nxehjen qendrore, sepse është një mungesë e madhe”,- tha kryetari i komunës së Brvenicës, Enver Pajaziti.
Qendra për punë sociale në Bërvenicë, Carovska: Presim pajtimet për punësim
“Tani jemi në procedurë për marrje pajtimi për punësim nëpër këto zyra që janë pajisur nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe presim deri në fund të vitit të njëjtat të startojnë”,- u shpreh ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Caroska.
Sa iu përket vendbanimeve që nuk kanë ende çerdhe për fëmijë, Caroska fajin e hodhi tek komunat rurale, të cilat, sipas saj, nuk kanë aplikuar në ministri me projekte të gatshme, leje për ndërtim dhe vende të caktuara për ndërtimin e çerdheve, pas çka miratohen buxhetet dhe fillon ndërtimi i tyre.
VISAR SADIKI
