Maqedoni
VMRO–DPMNE: Mbrojnë Janevën, që të mbulojnë krimin
11.09.2019 17:57
Në seancën kuvendore, VMRO kërkoi urgjentisht shkarkimin e Prokurores Speciale në paraburgim, Katica Janeva....

Deputeti opozitar, Nikolla Micevski, thotë se propozim-vendimi njëzëri është votuar nga të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare në Komisionin për pyetje, zgjedhje dhe emërime më 5 shtator dhe nuk ka nevojë për stërzgjatje. Akuzon LSDM-në se duke mbrojtur Janevën, mbron funksionarët e lartë të saj.
“A thua mbrojtja e Katica Janevës nga ana e LSDM-së dhe Zoran Zaevit është në mënyrë indirekte mbrojtje e funksionarëve të lartë të kësaj qeverie që kanë marrë pjesë në aferën më të madhe kriminele. Katica Janeva ka informacione se funksionarë të lartë të qeverisë janë të përfshirë në rastin “Zhvatja””,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
LSDM: VMRO na rrezikon ardhmërinë që të shpëtojë krimin
Por, LSDM kundërpërgjigjet se mbrojta e kriminelëve është praktikë e VMRO-së. Akuzon opozitën se janë kundër anëtarësimit në NATO e BE.
“Mickovski është i gatshëm të rrezikojë negociatat me BE-në, të sakrifikojë të ardhmen në NATO dhe të ardhmen e bashkatdhetarëve të tij, vetëm për të shpëtuar mentorin e tij, Nikolla Gruevskin. Fokusi i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është reduktuar në një gjë: Ndalimin dhe shkatërrimin e çështjeve të Prokurorisë Publike, ku të pandehurit dhe të dyshuarit kryesorë janë zyrtarë nga VMRO-DPMNE. Edhe zgjedhjet e parakohshme që kërkon VMRO-ja janë vetëm një mashtrim vetëm për t’i fshehur anëtarët e partisë nga akuzat në lëndët “Target”, “Talir”, “Perandoria 1 dhe 2p””,- theksoi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Nga LSDM theksuan se drejtësi do të ketë edhe përkundër përpjekjeve të opozitës për ta penguar dhe çdokush që ka shkelur ligjin do të përgjigjet.
REJHANE BUSHI METAJ
