Besimi: Maqedonia vazhdon reformat

14.09.2014 16:36

Vazhdimi i reformave në Gjyqësorë, harmonizimi i ligjeve të vendit me ato të Bashkimit Evropian , implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, mardhëniet e mira ndërertnike dhe ndëfqinjësore si dhe liria e shprehjes mbeten edhe më tej në agjenden prioriteve sipas të cilave do të zhvillojë politikat integruese vendi.........

Kështu për TVM-2 thotë numri një i çështjeve integruese të vendit Fatmir Besimi.  Sipas tij aktivetiet zhvillohen në drejtim tëzbatimit të planit aksional të koordinuar me Komisionin Evropian.

“Ne gjatë kësaj periudhe kemi pasur aktivitete të shumllojshme me Komisionin e Evropian sa i përket reformave që ka të bëjë Maqedonia në drejtim të implementimit të standardeve dhe harmonizimit të legjislacionit me BE-në  dhe ato kanë qenë Këshilli pë stabilizim asocim ku ne bëjmë implementimin e programit nacional për harmonizim të legjislacionit me BE-në si dhe plani aksional që ka të bëjë me përmbushjen e të gjitha rekomandimeve që dalin nga raport i BE-së  për progresin e Maqedonisë nga viti i kaluar dhe konluzat e Këshillit të Evropës në dhjetor të vitit të kaluar” – deklaroi zv.kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Besimi thotë se refuzimi i opozitës të pranojë mandatet ka lënë hapur çështjen e dijalogut politik ndërmjet VMRO-DPMNE dhe LSDM nga e cila varen disa çështje të hapura përfshi edhe ndryshimin e rregullores së parlamentit.

Ai gjithashtu se thotë se vendi në koordinim me Komisionin Evropian me përkushtim po punon në përmbushjen dhe realizimin e detyrave të shtëpisë të dalura nga raport-progresi i fundit  i BE-së dhe me qëllim që  vendi të mos ngecë në zbatimin e reformave. (Naim Sinani, TVM2)