Maqedoni

Bilall Kasami: Drejtësia në duart e ekspertëve, duhet veting

11.09.2019 19:11

Edhe Lëvizja Besa ka komentuar dështimin e takimit të liderëve mbrëmë...

Kreu i saj, Bilall Kasami, thotë se është krejtësisht e papranueshme që dy palë të involvuara në formë direkte apo indirekte me proceset gjyqësore apo të Prokurorisë Publike dhe Speciale, të mund të negociojnë edhe për të ardhmen e këtyre institucioneve.
 
Kërkon që për këtë çështje të vendosë një komision ekspertësh, në të cilin do të marrin pjesë me të drejtë vendimmarrje edhe SHBA dhe BE. 
 
“Detyra e këtij komisioni duhet të jetë profesionalizimi i Prokurorisë Publike, gjykatave, si dhe funksionalizimi i tyre për të garantuar vendosjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Njëkohësish ky Komision Shtetëror duhet të bëjë edhe procesin e “VETTING”-ut, proces pa të cilin Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do mund të dalë nga tranzicioni që na ka kapluar që nga pavarësia e vendit e deri më sot”,- tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.