Analistët: Shumë ligje miratohen me procedurë të shpejtë
Praktika e shpeshtë e Kuvendit që ligjet ti miratojë me procedurë të shkurtër ose urgjente, paraqet shkelje të rregullores së punës së këtij institucione si dhe nuk kontribon aspak në cilësin e materies legjislative........

Kështu e vlerson profesori universitar Bajram Pollozhani, aplikimin e procedurave të tilla të organit ligjvënës në miratimin e ligjeve. Sipas tij viteve të fundit po devalvohet funksioni i ligjëprurësit sepse po abuzohen procedurat e miratimit të ligjeve .
“Shpesh herë procedura urgjente dhe procedura e shkurt edhe pse në rregullore janë të specifikuara se kur mund të jetë procedura urgjente, mund të jetë për raste të shpejta urgjente kur duhet të intervenohet që duhet të intervenohet për tu pru një materie legjislative për tu sjellë një ligj . Bie fjala me rastin e ndodhive, vis major, pra nga fuqia natyrore, dëmeve të ndryshme intervenimeve dhe ata janë procedura urgjente që duhet Kuvendi të sjellë akt për të ndërprerë apo për të ndikuar në një fushë për ta rregulluar. Ndërsa procedurat e shkurtëra zakonisht aplikohen kur nuk ka nevojë për shumë debate, ndryshimet nuk janë aq të mëdha sa që të kërkohen të gjitha fazat janë të qarta. Bie fjala janë ndryshimet e natyrës teknike, kalendarike që ka të bëjë me një kalendar me një datë të caktuar” – tha profesori universitar, Bajram Pollozhani.
Intervenimet aq të shpejta hasin në kundërshtim me kushtetutën dhe ka raste që ato të mos jenë të harmonizuara me të Drejtën Evropiane vlerson profesori Osman Kadriu.
“Është poashtu dukuri se ligjet kur miratohen me një procedur shumë të shpejtuar siç ndodh tash, ato ligje gjithmon së pari nuk janë kushtetuese, hasin në kundërshtim me kushtetutën dhe natyrisht ka raste që ato të mos jenë të harmonizuara me të Drejtën Evropiane. Jam i mendimit se ato intervenime aq të shpejta pa mos pasyr një diskutim public shkencor, cilësor me vërjetje sugjerime dhe propozime konkrete mendoj se do të jenë ligje të cilat me siguri nuk do ti përgjigjen realitetit dhe do të jenë në kundërshtim me realitetin dhe nuk do të jenë në interest ë qytetarëve” – deklaroi profesori universitar, Osman Kadriu.
Njohësit e lëmisë, thonë se në vendet me demokraci të konsoliduar, në praktikat Kuvendore është knaqësi të debatohet rreth një ndryshimi ligjor dhe debatet zhvillohen me muaj sidomos kur janë të një sfere më delikate, prandaj vendi duhet ta minimizojë ose ti ikë praktikave të tilla që profesorët universitarë I vlerësojnë si “abuzimit me procedura”. (Sanije Kasami, TVM2)
