Vangellovski i shkarkuar, ka 8 ditë afati për ankesë

12.09.2019 10:41

Jovo Vangellovski, kryetari i deritanishëm i Gjykatës Supreme....

Jovo Vangellovski, kryetari i deritanishëm i Gjykatës Supreme, të cilin e shkarkoi  Këshilli i prokurorëve publik, ka 8 ditë afat që të ankohet për shkarkimin nga pozicioni.

Ankesën Vangellovski duhet të dorëzojë deri te Këshilli i gjykatësve ku anëtarë janë 9 gjykatës.

Tre gjykatës do të zgjidhen nga gjykata Supreme, dy nga gjykata ku i punësuar ka qenë Vangellovski, gjegjësisht nga gjykata Supreme dhe nga një gjykatës do të zgjidhet me short nga gjithsej katër rajonet e vendit Shkupi, Manastiri, Shtipi dhe Gostivari, ku edhe bëjnë pjesë disa nga gjykatat Themelore.

Këshilli i Prokurorëve Publik pas ankesës mundet të konstatojë apo shfuqizojë vendimin e shkarkimit të tij.

Shkarkimi i Vangellovskit erdhi pasi që ai ka kryer funksionin në mënyrë jo profesionale, bazuar kjo në rastin e mosparaburgimit të biznesmenit Sead Koçan në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike.

Kërkesa për shkarkimin e Vangellovskit ishte parashtruar para dy viteve nga organizate joqeveritare “Thjerrëza e gjelbërt”.