PSP do të dorëzojë lëndët në PTHP, Ristovska: Sot detaje për transferimin e lëndëve
Stagnojnë gjykimet e filluara nga PSP...

Stagnojnë gjykimet e filluara nga PSP pasi të gjithë presin se te kush do të caktohen të njejtat tashmë që lëndët e PSP-së kanë kaluar në prokurorinë themelore. Specjalja sot do të kumtojë detajet për transferimin e këndëve pasi letra nga PTHP u ka mbërritur dje në mëngjes.
Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska sot para seancës dëgjimore për lëndën “Talir” paralajmëroi se PSP gjatë ditës së sotme do të lëshojë kumtesë lidhur me shkresën që kanë marrë nga Prokuroria Publike për marrjen e lëndëve Ajo nuk dëshironte të jepte më shumë detaje, por paralajmëroi qëndrim të përbashkët pas konsultimeve me të gjithë prokurorët.
Ajo vetëm tha se në bazë të ligjit, PSP- ja ende ekziston dhe po funksionon dhe shpreson që së shpejti ligji i Prokurorisë Publike të miratohet.
“Ne kemi apeluar shumë herë për rëndësinë e miratimit e ligjit për Prokurori publike. Këtë e kemi thënë edhe në deklaratën tonë të fundit pse është i rëndësishëm që të miratohet ai ligj. PSP ende ekziston, ne jemi akoma duke funksionuar, sipas Ligjit për PSP deri në Shtator 2020 dhe besoj se ata do të gjejnë një mënyrë. Unë ende shpresoj dhe besoj se do të gjendet ndonjë zgjidhje ligjore”, tha Ristovska.
