MPB arrestoi pesë persona për lëndë narkotike
Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria pesë persona në Shkup....

Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria pesë persona në Shkup, për shkak që tek të njëjtët është gjetur lëndë narkotike e tipit marihuanë.
“Më 10.09.2019, rreth orës 23:00, autoritetet policore të SPB-së së Shkupit, kanë arrestuar M. S. (23) nga Shkupi, pasi tek i njëjti është kryer kontroll nga ana e policisë, me çka është gjetur marihuanë. Kundër tij do të merren masa adekuate. Po ashtu në rrugën “Gjorçe Petrov” është arrestuar personi me iniciale E. S. (44) nga Shkupi, A. D. (18) nga Shkupi, F. L. (35) nga Kumanova dhe G. K. nga Shkupi. Tek të gjithë gjatë kontrolleve të autoriteteve policore është gjetur lëndë e tipit marihuanë dhe kundër tyre do të ngrihen kallëzime adekuate”.
