Nxënësit shumherë dinë të jenë human
TVM2 u përpoq të shpjegojë se sa në institucionet shkollore egziston shprehija e e të qenurit humanist.......

“Ndjenjë e lartë dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve, kujdes për mirëqenien e njerzëve dhe qëndrim njerëzor” këto janë shpjegimet më adekuate që i thonë njerëzit e mençur, gjithmon kur përmendet humanizmi dhe solidariteti ndaj njëri tjetrit.
TVM2 u përpoq të shpjegojë se sa në institucionet shkollore egziston shprehija e e të qenurit humanist dhe dhe gatishmerisë së shkollës përfshi këtu nxënësit dhe gjith stafin e shkollës se sa ata kanë shprehi të marrin pjesë nëpër aksione humantiare.
Në shumtën e rastve nxënësit preferojnë të tregojnë solidaritet në vepër, në vend që ato mjete financiare ti shfrytëzojnë për qejfe momentale siç është për shembull ekskuzioni.
“Të gjith kanë këtë shprehi dhe të gjith jemi humanitarë dhe kemi mundësi ti ndihmojmë të tjerët...”
“Gjithashtu jemi në klasë të përbashkët dhe kemi ndihmuar aq sa kemi pasur mundësi kemi dhënë para. Mendoj se duhet të përhapet kjo gjë sepse gjithkush ka nevoj për humanizëm sepse është një gjë e mirë...”
Përfaqësuesit e shkollave fillore thonë se, nxënësit qysh nga mosha e hershme kanë shprehi të organizojnë aksione të ndryshme vullnetare.
Në shkollën fillore “Adem Jashari” deri më tani janë realizuar shumë aksione vullnetare të cilat kanë qenë të inciaura nga xnësnësit dhe mësimdhënësit. Edhe këtë vit shkollorë në këtë shkollë do të organizohet aksion vullnetare i cili do të ketë për qëllim të ndihmohet procesi arsimor.
“Në mënyrë më madhore është realizuar projekti “Nëna terezë”, shembull për humanitet që është një project mjaft I madh mjaft i organizuar dhe me partneritet edhe me dy shkolla të tjera, ai aktivitet është organizuar në të tre shkolla ku secila shkollë ato të hollat që i ka mledhur i ka dërguar në spitalin e fëmijëve në Kozle, dmth të gjitha mjetet që janë grumbulluar i kemi mbledhur gjërat e nevojshme për këtë spital të fëmijëve…” – u shpreh Teuta Palloshi- Pedagoge sh.f.“Adem Jashari “.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë konsideron se aksione të tilla humanitare do të ishin më shumë në dobi nëse, vullneti i nxënësëve shëndërohet në një shprehi. Nuhi Dardhishta është i mendimit se çdo iniciativë e prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve do të ishte mbështetur edhe nga insititucionet të tjera.
“Vullnet mund të ketë por ajo që duhet të krijohet është shprehija dhe inciativa. Nënëset, nëxnësit, bëjnë iniciativë për çfarë do lloj ndihme, ndërtim të një salle sportive apo një shkollë nuk besojë se dikush do të kundërshtoj këtë, por vetëm që të kontribuojnë të tjerët. Nëse një nxënës shpenzon deri më 50 euro në muaj ai mundet të jep 100 apo 5 euro në muaj për aksione të tilla humanitare. Andaj them se duhet vetëm inciativa dhe nga inciativa pastaj formohet shprehija dhe kur opinionit do ti tregohet se në një qytet, një shkollë është ndërtuar bashkësia e nxënësëve ka marrë një iniciativë të tillë, normalisht se do të lindin edhe shumë iniciativa të tjera…” – deklaroi Nuhi Dardhishta - LASH.
Kjo gjë jo rrallë here është dëshmuar bnë shtet e evropës. Fondet e ndyshme të grumbulluara nga shtetet pertëndimore kanë ndihmuar shum nxënës në Ballkanin Perëndimor.
Procesi Edukativ- Arsimor nëpër vendet europiane, ka kohë që përfshin edhe solidaritet, gatishmëri dhe vullënet për të ndihmuar arisimin. Kjo do të thotë se përfaqësuesit e shkollave, prindërit, arsimtarët dhe nxënësit gjat gjithë vitit shkollor kanë shprehi të organizojnë aksione vullnetare ku mblidhen të holla me të cilat u dilet në ndihmë të shkollave në nevojë.
Një inciativë të tillë kishte edhe nga nxënësit e gjithe shkollave fillore ne Gjermani. Nën inicitivë vullnetare të arsimtarëve, 200,mije nxënës ndanë nga 1 euro prej buxhetit të tyre dhe mblodhën plot 200 mijë euro, për ta rinovuar tërsisht shkollën fillore “Thimi Mitko “ në Giljan.
Po ashtu edhe këndi I lodrave në lagjen e Shuto orizarës është edhe një vepër tjetër bujare që dëshmon se donacionet e këtij lloji mund të jenë të mirseardhura për çdo fëmijë. (Rexhep Qamili, TVM2)
