Më 29 shtatorë arsimtarët në grevë
Më 29 shtator arsimtarët dhe të punësuarit në sektorin e cultures do të futen në grevë bën të ditur Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë........

Ky është vendimi që u soll nga 425 organizata sindikale apo pjesa dërmuese e antarëve bën të ditur Kryetari I Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkovski. Sipas tij disa here sindikata ka tentuar të bëjë të qartë mosfunksionimin e dialogut social, por u fajsua, nënvlerësua dhe u akuzua dhe nuk u morrën parasysh kërkesat e sindikatës.
“Kërkesa jonë u parashtrua në fund të qershorit të këtij viti, kaluan 2 muaj e gjysmë dhe nuk është arritur ende dialogu social dhe shqyrtimi i kërkesave tona. Nuk mund të pajtohemi me tezën se kemi dialog social kur nuk kemi. Hym në greve, dhe greva do të zhvillohet në objektet ku janë të punësuar antarët tanë dhe do të vazhdoj deri shumica e antarëve nuk sjell vendim të ri për ndërprerjen e të njejtës” – tha Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.
Poashtu SASHK-u ka kundërshtuar edhe miratimin e ndryshimeve në ligjin për arsimin fillorë dhe të mesëm me të cilin parashihetzëvendësimi I përkohëshëm I arsimtarëve derisa zgjatë greva.
Sjellja e një ligji pa konsultimin tonë dhe pa informinin se përgaditet një ndryshim dhe plotësim I tillë është I palejueshëm, kjo tregon se dialogu social nuk egziston.
Me sjelljen e një ligji të tillë thyhen edhe kushtetuta e RM, edhe Ligji për Marrdhënje pune por edhe Konventat Ndërkombëtare thonë nga Sindikata për Arsim. Ata thonë se kanë kërkuar ndihmë edhe nga Organizatat Ndërkombëtare, duke paralajmëruart se janë duke e përgaditur ankesën të cilën do ta dërgojmë deri tek Organizata Ndërkombëtare e Punës. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
