TENIS
Federer plason Zvicren ne finale
14.09.2014 17:32
Zvicra është plasuar në finale të Dejvis Kupës ku do të përballet me Francën, pasi që Roxher federer kreu punën më të madhe duke I sjellë zviceranëve avantazh të madh prej 3 me 1 kundër Italisë.....

Federer luajti në stilt ë përkryer kundër Fabio Fonjinit të cilin e mposhti me rezultat 3 me 0 në sete. Në sfidën e cila u zhvillua në “PALLESKPO ARENEN” fitore shënoi edhe kolegu I Federerit Stanisllav Vavrinka.
Zvicra në finale do të gostitete nga Franca e cila një ditë më herët, të shtunën, siguroi fitore me rezultat të lartë 3 me o kundër kampionëve actual Cekisë. Zvicra në histori të këtij kompetecioni ka vetëm një finale, dhe atë të vitit 1992, kur pat humbur nga SHBA-të.
