Fondi Shëndetësor, prej më 1 tetor ilaçet do të jepen vetëm me letërnjoftim
Prej më 1 tetor, ilaçet do të shkruhen nga mjeku amë dhe do të merren në barnatore me letërnjoftime ose pasaportë...

Prej më 1 tetor, ilaçet do të shkruhen nga mjeku amë dhe do të merren në barnatore me letërnjoftime ose pasaportë, bëjnë të ditur nga Fondi Shëndetësor.
Sipas Fondit, ndryshimet kanë për qëllim evitimin e keqpërdorimeve të ilaçeve nga ana e pacientëve dhe furnizimin e papenguar të atyre që kanë nevojë.
Për fëmijët, ilaçet do të mund t’i tërheqin prindërit e tyre duke treguar letërnjoftimin. Ilaçet mund të tërhiqen edhe për personin tjetër, por vetëm duke treguar letërnjoftimin e personit në emrin e të cilit merren ilaçet.
Nga Fondi po ashtu thonë se gradualisht do të eliminohen edhe recetat në letër, duke u zëvendësuar me receta elektronike.
