Botë
Kongo, 50 të vdekur pasi treni doli nga binarët
12.09.2019 20:00
Së paku 50 persona kanë humbur jetën kur një tren ka dalë nga binarët në juglindje të Kongos...

Tragjedia ka ndodhur në provincën Tanganjika mëngjesin e sotëm, është shprehur ministri i punëve humanitare, Stiv Mbikai.
Mbikai ka thënë se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit me kohën lokale të tyre dhe se ky nuk është numri përfundimtarë i të vdekurve.
“Në emër të qeverisë, shprehi keqardhje të gjithë familjeve të të cilëve kanë humbur më të dashurit e tyre” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
