Botë

Sasoli, ekipi i ri i KE-së do të votohet më 23 tetor

12.09.2019 20:18

Parlamenti Evropian do të votojnë për përbërjen e re të Komisionit Evropian më 23 tetor...

Këtë e bëri të ditur kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, sipas të cilit Parlamenti Evropian do ti dëgjojë eurokomisarët e ri të propozuar disa ditë më herët, dëgjimi do të ndodhë nga 30 shtatori deri në 2 tetor.

Sasoli ka njoftuar se në takimin e presidentëve të grupeve parlamentare ishte shprehur papajtueshmëri lidhur me propozimet e disa emrave të komisarëve të ardhshëm.

Javën e ardhshme udhëheqësit e PE-së, do të takohen në Strasburg me presidentin e ri të porsazgjedhur të KE-së, Ursula Fon Der Lajen për të diskutuar këto çështje.