Angjushev në takime me afaristët në Shtip dhe në Koçani
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.....

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot para afaristëve të Odës rajonale në Shtip do t’i prezantojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe Propozim ligjin për subvencionimin e kontributeve për sigurim të obligueshëm social.
Prezantimi i masave është në pajtim me politikat aktive të Qeverisë për shfrytëzimin e mjeteve për financimin e investimeve për rritjen e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social për rritjen e pagave të të punësuarve deri në 6.000 denarë.
Angjushev sot do ta vizitojë edhe zonën industriale Koçan ku do të kryejë kontroll në kapacitetet prodhuese të “Ruen Inoks” dhe “Pejper Mil dhe do të ketë takime me manaxhmentin.
