MOTO GP

Valentino Rosi regjistrojn fitoren e 107 ne kariere

14.09.2014 17:42

Valentino Rosi regjistrojn fitoren e 107 ne kariere

E arrin pikërisht në Misano, ku mposht rivalitetin e Marc Marquez, që nuk shkon më shumë se vendi i 15 pasi u rrëzua thuasje në mes të garës. Në podium bashkë me Rossin u ngjitën Lorenzo dhe Pedrosa, ndërsa Dovizzioso dhe Ianone e mbyllën garën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Rossi dhe fansave të tij iu desh të prisnin gjatë për një fitore falë fenomenit Marquez, por gara e shtëpisë i sollit fat 35-vjecarit, që arrin më në fund ta mposhte rivalin spanjoll.

Përsa i përket pjesës tjetër të pilotëve, Espargaro dhe Smith përfunduan në vendin e 6 dhe të 7, ndërsa 10-shja e parë u mbyll nga Bautista, Crutchlow dhe Hernandez.