Turqi, sulm terrorist, 7 të vdekur e 9 të plagosur

13.09.2019 10:33

Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë dje në mbrëmje....

Të paktën shtatë civilë janë vrarë dhe nëntë janë plagosur kur terroristët targetuan një automjet që transportonte punonjësit e pyjeve në juglindje të Turqisë. Dy nga të plagosurit që po trajtohen në Spital, janë më rëndë .

Sulmi terrorist ndodhi në rrethin Kulp të Dijarbakirit rreth orës 6 të mëngjesit. “Shtatë vëllezërit tanë kanë rënë martir nga një shpërthim eksplozivi deri sa automjeti i tyre ishte në lëvizje. Pushoni në paqe. Ne kishim 10 të plagosur, dhe një u lirua menjëherë,” tha ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu pas vizitës së tij në të lënduarit në spitalet në provincën e Dijarbakirit, raporton Anadolu Agency. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA. dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje .