ShBA, të shtëna me armë, tre të vdekur
13.09.2019 10:55
Të paktën tre persona raportohet se janë vrarë...

Të paktën 3 persona raportohet se janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në SHBA.
Ngjarja ka ndodhur në Albuquerque në Nju Mexico, ndërsa policia nuk jep ende detaje për ngjarjen.
Siç raportojnë mediat lokale, të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në disa zona të ndryshme.
Policia është duke hetuar nëse të shtënat me armë në zona të ndryshme kanë lidhje me njëra-tjetrën.
