Edi Rama në Berlin takohet me Angela Merkelin

13.09.2019 11:27

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar “PO”-në për Shqipërinë”....

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar “PO”-në për Shqipërinë”, kështu shkruan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim të tij në Facebook.

Siç mund ta shihni edhe në video, Rama ka takuar kancelaren Angela Merkel, teksa ndodhet në një vizitë në Gjermani.

Më parë, kryeministri shqiptarë shpërndau një fotografi nga Komiteti i Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku ishte i pranishëm për të kërkuar, siç vetë ai u shpreh, “PO”-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, është i hapur dhe pozitiv.