Spanjë, përmbytje masive, dy të vdekur

13.09.2019 12:50

Stuhia e fuqishme që përfshiu verilindjen e Spanjës, ka sjellë përmbytje të shumta....

Stuhia e fuqishme që përfshiu verilindjen e Spanjës, ka sjellë përmbytje të shumta.

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën nga përmbytjet, pasi lumejtë të dalë nga shtrati morën përpara makinën e tyre. 

Me dhjetëra banorë janë evakuar. Qytetet më të prekura janë Valencia dhe Alicante. Disa shkolla janë mbyllur deri në largimin e përmbytjeve. Gjithashtu ka shkëputje të energjisë elektrike në disa zona.