Rasti “Zhvatja”, edhe 30 ditë paraburgim për Bokin dhe Kiçeec
Këshilli Penal ia vazhdoi masën e paraburgimit edhe për 30 ditë të akuzuarit të parë dhe të dytë në rastin “Zhvatja”....

Këshilli vendosi të zgjasë masën e paraburgimit me arsyetimin e ekzistimit të rrezikut që ata të largohen nga vendi, të shkatërrojnë material apo të ndikojnë ndaj dëshmitarëve ose të përsërisin veprën e njëjtë.
Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, tanimë 2 muaj gjenden në paraburgim në burgun hetues të Shutkës dhe afati i dytë 30 ditor skadoi sot. Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, akuzon se nga biznesmeni, Orce Kamçev, që tani është edhe dëshmitari kryesor në rastin “Zhvatja”, kanë marrë 1.5 milion euro që ta shpëtojnë nga ndjekja penale për rastin “Perandoria” të hapur nga PSP.
Bashkë me ta në paraburgim për të njëjtin rast është edhe prokurorja speciale, Katica Janeva.
