EKONOMI

Qeveria ka miratuar propozim buxhetin

14.09.2014 18:37

Ministri i Financave, Zoran Stavreski, ka prezantuar propozim buxhetin për në vitin 2015, I cili është miratuar nga qeveria dhe do ti dorëzohet kuvendit për mikratim…...

“Rritja e ekonomisë së MAqedonisë për vitin e ardhëshëm është proektuar në 4 përqind të bruto prodhimit vendorë.Innflacioni parashihet të mbetet në nivel të ulët prej 2 përqind, ndërsa deficit më I ulët se këtë vit përkatësisht 3.5 përqind nga brutoprodhimi vendorë” – tha Zoran Stavrevski, Ministër i Financave.

Buxheti I vitit të ardhëshëm do të jetë në funksion të plotësimit të prioriteteve të programit qeveritarë për përkrahjen e ekonomisë, dhe sektorit privat, nëpërmjet nivelit të konfirmuar të investimeve kapitale si dhe subvencione për prodhimet bujqësore, dhe përkrehje e standardit të qytetarëve, nëpërmjet rritjes së mjeteve për rroga penzione dhe ndihmë sociale tha Stavrevski.

“Në buxhet është paraparë për të punësuarit e sektorit publik, të rriten pagat për 4 përqind, edheatë rritja do të ndodhë menjëher me rrogën e tetorit.Është paraparë rritje e ndihmës sociale për 5 përqind, që do të realizohet nga qershori I vitit të ardhëshëm. Dhe e treat është paraparë rritje e pensioneve për 5 përqind që do të realizohet me pagesën e pensionit të shtatorit të vitit të ardhëshëm” – deklaroi Zoran Stavrevski, Ministër i Financave.

Siç theksoi Stavreski, propozim-buxheti është përpiluar bazuar në analizën gjithëpërfshirëse, ku janë marrë parasysh lëvizjet në ekonominë evropiane dhe arritjet në ekonominë e Maqedonisë gjat këtij viti. (Naim Sinani, TVM2)