Maqedoni
PSP dorëzon lëndët në PTHP, Jovevski: Javën tjetër caktojmë prokurorët. “Bombat” e PSP-së, Jovevski: Do të përdoren edhe më tej si dëshmi
13.09.2019 17:54
PSP dhe Prokuroria Publike filluan procesin e pranim-dorëzimit të lëndëve të Speciales...

Nga e java e ardhshme do të vendoset se në cilën prokurori dhe prokurorë do të transferohen lëndët e filluara gjyqësore dhe procedurat e tjera hetimore dhe parahetimore.
“Në PSP po realizohet pranim-dorëzimi i lëndëve të PSP-së dhe deri në këto momente aq mundem t’ju them”,- u shpreh prokurorja speciale, Lile Stefanova.
“Ka filluar procesi i marrjes së lëndëve dhe deri në fund të ditës pres që të përfundojë. Gjithashtu do të përcaktohen edhe prokurorët që do të veprojnë në këto lëndë. Javën tjetër, pasi që të përfundojnë të gjitha formalitetet, ne do të caktojmë prokurorë për secilin rast individualisht”,- tha kryeprokurori në PTHP, Lubomir Joveski.
Joveski sqaron se materialet e përgjuara të ashtuquajtura “bombat” edhe më tej do të përdoren si dëshmi në procedurat gjyqësore, megjithëse të njëjtat kundërshtohen nga pala mbrojtëse.
“I marrim lëndët e PSP-së të cilat janë në procedurë gjyqësore, marrim lëndët të cilat janë në proces hetimor dhe parahetimor dhe ju e dini se veç më kemi qëndrim nga gjykatat se ato materiale i pranojnë si dëshmi dhe ne do t’i shfrytëzojmë më tej në procedurë, megjithëse kuptoj se pala mbrojtëse mund të ketë këndvështrime të ndryshme në lidhje me validitetin e materialeve”,- tha kryeprokurori në PTHP, Lubomir Joveski.
Për dilemat e hapura në opinion nëse letra e dërguar nga paraburgimi prej Katica Janevës është ose jo e nënshkruar prej saj, Joveski tha se nuk ka asnjë dyshim për vërtetësinë e letrës së Janevës, që kishte të bëjë me urdhrin për transferimin e lëndëve.
REXHEP QAMILI
