Maqedoni
Zaev: Punojmë të ndalojmë ekonominë gri. Angjushev porosi të rinjve: Mos kërkoni punë në administratë, krijoni biznese
13.09.2019 18:35
Duhet seriozisht të luftohet ekonomia ilegale, sepse për shkak të ekonomisë gri nuk humb vetëm buxheti por edhe qytetarët...

Duhet seriozisht të luftohet ekonomia ilegale, sepse për shkak të ekonomisë gri nuk humb vetëm buxheti por edhe qytetarët, tha kryeministri, Zoran Zaev, në Samitin Ballkanik të sipërmarrësisë.
Ai konsideron se është një sinjal i mirë që shteti është i renditur në listën e Agjencisë “Heritixh” lidhur me liritë ekonomike, por thotë se si vend aspirant për anëtarësim në BE, duhet të bëhet më shumë në luftën kundër ekonomisë ilegale.
“Masa “TVSH-ja ime” është luftë kundër ekonomisë gri, evazion i tatimit të vlerës së shtuar. Qëllimi është që t’i legalizojmë edhe paratë kesh që i japin një pjesë e madhe e firmave të mënyrë gjysmëlegale, madje edhe në mënyrë legale. Të gjitha këto masa që i zhvillojmë si Qeveri janë tekstualisht luftë kundër ekonomisë gri, e cila sipas vlerësimeve tona është mes 20 dhe aspirata të jetë shtet evropian, duhet seriozisht të luftojë jo vetëm që buxheti humb, por për shkak se humbin edhe qytetarët, gjegjësisht të gjithë që janë në tregun legal”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Koco Angjushev, ftoi të rinjtë që të krijojnë bizneset e tyre jo vetëm të punojnë një punë të rregullt administrative.
“Të rinjtë duan të punojnë në administratë. Për mendimin tim, një gjë e tillë është e gabuar, sepse të rinjtë duhet të kenë dëshirë që të krijojnë bizneset e tyre, në mënyrë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në vend që të lejojnë dikush tjetër ta krijojë atë në emër të tyre. Më mirë do ta krijojnë nëse kanë afinitet për afarizëm dhe nëse krijojnë ndërmarrjet e tyre, mjafton të kenë ide të fortë dhe të plotë”,- theksoi zëvendësministri i Ekonomisë, Koço Angjushev.
Samiti i Sipërmarrësisë së Ballkanit u realizua nën organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Qendrës për Arsim Joformal “Creative Hub”, i cili këtë vit u gjend në listën e “Forbs”, në këtë samit, ishin të pranishëm afaristë të suksesshëm nga e gjithë bota, të cilët në cilësinë e panelistëve shfaqën idetë e tyre për biznes.
FARIJE DAUTI BAKIJU
