Maqedoni
Trajnimi i pilotëve të rinj, Shekerinska: ARMV ka mungesë të pilotëve
13.09.2019 19:18
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, gjatë vizitës së Qendrës për trajnimin e pilotëve të rinj “Strasho Pinxhur” në Petrovec...

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, gjatë vizitës së Qendrës për trajnimin e pilotëve të rinj “Strasho Pinxhur” në Petrovec, tha se Armata e Maqedonisë së Veriut së shpejti mund të ketë mungesë të pilotëve ushtarakë, sepse interesimi për këtë profesion është i vogël.
Ajo shtoi se me kapacitetin ekzistues Armata nuk mund të kontribuojë me pilot në NATO. Konkursi i ardhshëm për pilot të rinj do të jetë në fillim të tetorit.
Në këtë qendër, në gjashtë javët e ardhshme do të trajnohen edhe pilotë nga Armata e Polonisë, edhe Bullgaria. Ministrja Shekerinska tha se për të stimuluar të rinjtë të bëhen pilotë, Qeveria ka vendosur që kandidatët që do të pranohen, të marrin edhe rrogë të plotë.
“Kemi numër që i plotëson nevojat tona, por nuk është e mjaftueshme që ato nevoja t’i bartim ose tua rekomandojmë NATO-s. Ne edhe në njësitë e deklaruara kishim një sektor të helikopterëve, por nuk u përdor asnjëherë. Një nga problemet është numri i pilotëve i cili ende është i kufizuar, ndërsa problemi i dytë është se në NATO operacionet e këtilla duhen operabilitet ndërveprues dhe për këtë u duhen helikopterë dhe platforma të ngjashme”- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
LEUNORA KALIQI
