Maqedoni

Kuvendi caktoi seancë, të shtunën vendoset për shkarkimin e Janevës

13.09.2019 19:37

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën plenare për të shtunën në orën 13:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës – shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën plenare për  të shtunën në orën 13:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës – shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva, e paraburgosur aktualisht si e dyshuar në rastin “Zhvatja”.

Xhaferi një ditë më herët sqaroi se nuk do të presë 15 shtatorin për të caktuar seancën ku deputetët duhet të votojnë për shkarkimin e Janevës, mandati i së cilës skadon të dielën.

Në pajtim me Ligjin për PSP-në është siguruar edhe pëlqimi me shkrim nga katër partitë kryesore politike.

Procedura për shkarkimin e Janevës kërkon që Kuvendi të sigurojë shumicë prej dy të tretave të votave dhe votim me Badenter.

Pasi të miratohet në Kuvend, propozimi kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, që duhet të marrë vendimin përfundimtar.