Listat zgjedhore në Kosovë, ShBA: Kanë individë që kanë probleme me ligjin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kritikoi të premten futjen në lista zgjedhore në Kosovë...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kritikoi të premten futjen në lista zgjedhore në Kosovë të individëve që kanë probleme me ligjin.
“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”,- thuhet në një postim në Facebook të Ambasadës amerikane.
Kosova mban zgjedhjet e përkohshme parlamentare më 6 tetor, por edhe përkundër zotimeve se nuk do të garojnë me individë që kanë probleme me ligjin, në listat zgjedhore ekzistojnë edhe persona, ndaj të cilëve gjykatat e Kosovës kanë ngritur procedura penale.
