Maqedoni
Kuvendi caktoi seancë, sot vendoset për shkarkimin e Janevës
14.09.2019 12:16
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar për sot në ora 13 seancën plenare për shkarkimin...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar për sot në ora 13 seancën plenare për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, e paraburgosuar aktualisht si e duyshuar në rastin Zhvatja.
Seanca kuvendore është thirrur një ditë para skadimit të mandatit të JAnevës, mandati i së cilës zyrtarisht skadon më 15 shtator. Në pajtim me ligjin për PSP-në është siguruar edhe pëlqimi me shkrim nga katër partitë kryesore politike.
Procedura për shkarkimin e Janevës kërkon që Kuvendi të sigurojë shumicë prej dy të tretave të votave dhe votim me Badenter. Pasi të miratohet në Kuvend, propozimi kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, që duhet të merr vendimin përfundimtar.
