Maqedoni

Instituti për mjekësi transfuzive me hapësira të rinovuara, automjete dhe paisje të reja

14.09.2019 15:32

Instituti për mjekësi transfuzive është paisur me aparatura më bashkohore...

Instituti për mjekësi transfuzive është paisur me aparatura më bashkohore, furgona të rinjë dhe njëkohësisht janë rinovuar hapsirat e vjetra të objektit. Janë rinovuar sektori për produksion, hapësirat për procesimin e gjakut të dhuruar, ruajtjes së plazmës së ngrirë të freskët, hapësirës intermediere, si dhe një hapësira e cila ka qenë e papërdorur, tani është  shndërruar në hapësirë për ngrirje të shpejtë të plazmës.  Ministri i Shëndëtësisë, Venko Filipçe, njofoi se së shpeti do të instalohet edhe paisje moderne për kontrollimin e gjakut.
 
"Jemi në process të gjetjes së një paisje më bashkohore për kontrollimin e cilësis së gjakut në vend për testimin e antitrupave, në përputhje me standartet botërore. Me këtë do të kontrollohet prania eventuale e viruseve në gjak. Do e mbështesim këtë institute sepse kjo është një hallkë shumë e rëndësishme në sistemin e shëndetësisë, sepse gjaku përdoret në të gjitha sektoret e shëndetësisë, me te cilin shpëtohen shumë jetë njerëzish", tha ministri i Shëndëtësisë, Venko Filipçe.
 
Implementimi i planit për përmirësimin dhe standardizimin e Institutit për Mjekësi Transfuzive ka arritur qëllimet e tij të punës - në përputhje me standardet dhe rekomandimet e BE-së.
 
"Deri sa ruhet plazma e pasatër e ngrirë në -20 gradë, ajo mund të ruhet vetëm gjashtë muaj, pastaj e njejta nuk duhet përdorur, por nëse ruhet në -30 gradë atëherë mund të qëndrojë deri në tre vjet. Sipas këtyre standarteve sigurisht është përmisuar cilësia e produktit të gjakut. Produktet  pranuese kërkojnë kushte adekuate për ruajtjen e tyre dhe tani vec më janë plotësuar në këtë institut", tha drejtues i Institutit për Trasnfuziologji Sedula Useini.
 
Instituti për Mjekësi Transfuzive në Shkup është njësia më e madhe e transfuzionit në objekt dhe ka rezervat më të mëdha të përbërësve të gjakut që kërkojnë kushte adekuate të depozitimit të siguruara nga pajisje të lidhura me energji elektrike. Për t'i mirëmbajtur ato, Instituti u pais edhe me një agregat dhe kështu garantoi furnizimin e pandërprerë të energjisë në situata ekstreme.
 
FARIJE DAUTI BAKIU