Maqedoni

Kuvend, me 102 vota për shkarkohet Katica Janeva

14.09.2019 16:05

Vetëm një ditë para se ti skadojë me 102 pro dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur si dhe me shumicën e badinterit...

Vetëm një ditë para se ti skadojë me 102 pro dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur si dhe me shumicën e badinterit  kuvendi vërrtetoi propozimin për shkarkimin. Katica Janevën nga detyra e kryprokurorit special. Seanca nuk kaloi pa përplasjen midis pushtetit dhe opozitës.
 
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNe dhe njëherit kryesues i komisionit për zgjedhje dhe emërime tha se çdo eksperiment dhe marrëzi juridike përfundon kështu. 
 
"Çdo eksperiment dhe marrëzi juridike përfundon kështu. Çdo herë kur  Kuvendi miraton ligje jokushtetuese, përfshirë edhe mua, sa herë gjykata kushtetuese shtiret se nuk ka marrë inicijativë sa her që organet juridike edhe pse deri më tani qintra herë ishte potencuar se PSP del jashtë kornizës së saj kushtetuese nuk reagojnë  punët do të përfundojnë kështu me më shumë pasoja", tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga LSDM kanë akuzuar VMRO-DPMNE dhe kreun e saj Mickovski duan të shkatërrojnë lëndët e PSP për të siguruar amnisti ndaj ish zyrtarëve të akuzuar. 
 
"Lojërat politike dhe manipulimet me publikun që përpiqen të bëj VMRO-ja nuk kalojnë. Qytetarët e dinë kush mbron krimin. Ne edhe si parti por edhe si grup parlamentarë jemi të vendosur që drejtsi patjetër të ketë, drejtësi patjetër të ketë dhe do të ketë për secilin që ka shkelur ligjin.  Tani është e qartë pse negociatat mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE- dështuan. Mickoski po bën çmos për të shkatërruar lëndët e PSP-së", tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
 
Vetingu duhet të jetë i domosdoshëm për drejtësi joselektive tha deputeti I BDI-së Artan Grubi.
 
"Te gjithe bashkarisht e mbeshtetem punen e ketij institucioni per te c’kapur drejtesine dhe per te larguar selektivitetin. Sot, kater vite me vone, shoh nje sistem jo fort te reformuar, por po aq selektiv dhe po aq deshperues. Kemi nevoje per parashikueshmeri ligjore, pravna izvesnost, ku do te ngadhnjeje i drejti dhe jo i forti. Per te arritur kete, vetingu eshte i domosdoshem dhe i patjetersueshem, jo vetem i gjykatesve, prokurorve por edhe te politikaneve", tha Artan Grubi nga BDI.
 
Deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA tha se PSP-ja kishte për objektiv luftën kundër krimit tme profil të lartë por që nuk është realizuar.
 
"Krijimi i PSP-së dhe objektivi i saj ishte lufta kundër polotikanëve të profilit të lartë të cilët janë involvuar në vepra penale. A është realizuar ky objektiv me siguri se nuk është realizuar. Ne kemi ende probleme me sistemin e drejtësisë. Involvimi i faktorit ndërkombëtarë dhe inkorporimi i tyre në sistemin e drejtësisë ashtu siç ka modele edhe në vendet tjera do të ishte një nga rrugët e mundshme me të sijat vendi do të dilte nga qorrsokaku", tha Fadil Zendeli nga ‘BESA’.
 
Propozimin për shkarkimin e Katica Janevës kuvendi do ta dorzojë në Këshillin e Prokurorëve Procedura ku edhe do të merret vendimi përfundimtar. Procedura përshkarkimin e Janevës filloi për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Zhavtja”.
 
NAIM RAMADANI