Maqedoni
Dështimi i takimit të liderëve, Mickoski: Zaev do ketë kontroll mbi drejtësinë
14.09.2019 17:44
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickvski ia hedh fajin kryeministrit Zaev për dështimin e takimit të liderëve këtë javë....

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickvski ia hedh fajin kryeministrit Zaev për dështimin e takimit të liderëve këtë javë. Në intervistën ekskluzive për TVM2, që do të transmetohet në dielën në orën 19:05, Mickovski sqaron variantin opozitar se përse dështoi arritja e një marrëveshjeje për Prokurorinë Themelore. Akuzon Zaevin se po përpiqet të vërë kontroll edhe mbi prokurorinë edhe mbi gjyqësorin dhe thotë se VMRO mbështet proceset e jo zgjidhjet personale të pushtetite . Ajo që u propozua sipas tij, është zgjidhje personale për Zaevin por jo zgjidhje për funksionimin e shtetit të së drejtës.
"Pozicioni ynë është: kushte të njejta për të gjithë qytetarët, për ta pozicioni është: kushte vetëm për përkrahësit, simpatizuesit apo adhuruesit e personalitetit dhe veprës së Zoran Zaevit. Pozicioni ynë është: drejtësi pa përjashtim, të funksionojë drejtësia, ata kërkojnë një segment të drejtësisë përmes të cilit do të kërkohet drejtësi vetëm për periudhën 2008-2015. Para 2007-s dhe pas 2015-s, për ta kjo nuk vlen. Pozicioni ynë është që seicili, seicili që ka gabuar para ligjit e që është turpëruar para qytetarëve, të përgjigjet. Ata thonë: jo tamam gjithesicili, por të ketë ndonjë që mund të jetë i privilegjuar, e nëse ka nevojë, nëse i njejti është pjesë e kryesisë së LSDM-së, atëherë ai është i pagabueshëm", tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickvski.
Mickoski: Të respektohen ligjet, nuk na duhet “Përzhina 2”
Kreu I opozitës nuk e sheh të nevojshme një “Përzhinë” të re, pasi sipas tij, nëse respektohen ligjet dhe Kushtetuta, drejtësia është e garantuar. Dhe VMRO sipas kreut të saj, nuk bën kompromise me ligjet dhe Kushtetutën
"Nëse respektohen si duhet ligjet dhe Kushtetuta, atëherë vërtetë nuk ka pse të ketë nevojë për një “Përzhinë” të re, nga e cila do të dilte diçka si ajo që ishte më herët PSP, e cila e shikoni se si përfundoi me një valixhe përplot me para. Dicka e tillë Maqedonisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nuk i duhet", tha Mickvski.
I pyetur nga TVM 2 rreth akuzave të kryeministrit se ai personalisht u mundua me cdo kusht të pengojë drejtësinë dhe se është i gatshëm të sakrifikojë edhe të ardhmen integruese të vendit për të shpëtuar kriminelët brenda radhëve të VMRO-së , Mickovski tha se prioritet I partisë që drejton, është ta shohin Maqedoninë në BE dhe po punon me partitë simotra në Union, në drejtim të asaj që shteti të marrë datë për fillimin e bisedimeve. Sqaron se marrja e datës nuk duhet të identifikohet me personat që drejtojnë vendin aktualisht, por se atë e meritojnë qytetarët.
REXHEP QAMILI
