Maqedoni
Protesta sot në Shkup, protestuesit: Duam drejtësi për shqiptarët
14.09.2019 18:08
Me një marsh protestues mbështetës të disa shoqatave joqeviritare kërkuan më shumë drejtësi...

Me një marsh protestues mbështetës të disa shoqatave joqeviritare kërkuan më shumë drejtësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Protestuesit marshuan nga Sheshi Skenderbej për tu ndalur para Kuvendit ku theksuan se janë tubuar për të shprehur pakënaqësinë për diskriminimin dhe patdrejtësitë që ju bëhen shqiptarëve në vend.
"Jemi mbledhur sot këtu për të protestuar fuqishëm për padrejtësitë diskriminimin dhe injorimin që po na bëhet. Fat keqësisht kjo po na bëhet edhe me ndihmën e shqipfolësve në pushtet", tha Zenel Saliu nga shoqata e veteranëve ‘Kalaja’.
"Arsye që kemi ardhur këtu nuk është që të promovojmë poshtësitë e qeveritarëve. Arsyeja që kemi ardhur këtu vshtë që të protestojmë për liritë dhe të drejtat tona", tha Dashmir Marku, aktivist.
Të pranishmive iu drejtuan edhe familjarët e Rexhail Qerimit i burgosur në rasti “Alfa” , familjar i të përndjekurve në rastin “monstra”, shoqata e të përndjekurve politik në Maqedoninë e Veriut dhe aktivistë nga shoqata “Krahët e Shqipes” me seli në Tiranë.
NAIM RAMADANI
