Botë

Kosovë, partitë të kapluara nga ethet e zgejdhjeve

14.09.2019 18:22

Partit politike në Kosovë janë kapluar nga ethet e zgjehdjeve parazgjedhore, për zgjehdjet e 6 tetorit....

Në këto zgjedhje postin e kryeminsitrit e synojnë Kryemisnitri I deritanishëm Ramush Haradinaj si kandidat I koalicionit AAK-PSD, Kadri Veseli kandidati i PDK-së, Fatmir Limaj në emrë të koalicionit Nisma Socialdemokrate AKR, kandidatja e LDK -së Vjosa Osmani dhe kandidati i Vetëvendosjes Albin Kurti. Ky i fundit sod ka qëndruar në Shkup ku ka prezentuar vizionin e tij për Kosovën nëse arrin të merr postin e kryemisnitrit.
 
"Prioritet I imi kryesor si kryeminsitër do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prokurori kundër krimit dhe për prokurorim të dekriminalizuar, investim në edikum, prodhim dhe rritjen e standardit jetësorë, në mënyrë që integrimin jasht vendit ta zëvendësojmë me punësim brenda vendit, korrupcionin ta zëvendësojmë me drejtësi, ndarjen me bashkim", tha Albin Kurti nga Vetëvendosje .
 
Lufta kundër korrupcionit ka qenë një ndër temat që ka zën vend në paraqitjet e kandidatëve menjëher pas shpalljes së zgjedhjeve. 
 
"Focimi I masave ndëshkuese ndaj të korruptuarve pastrami I institucionee nga të korruptuarit, parandalimi I korrupcionit duke eliminuar mundësitë për abuzime, edukumi I qytetarëve në frymën e ligjit dhe zgjidhja e çëshgtjes së mashtruesve në listat e veteranëve", tha Kadri Veseli nga PDK.
 
"Ne e kemi një aprakusht e ai është luftimi I kriminelve dhe të jeni të sigurt për një gjë kriminelët, dhe korrupcioni nuk mund të luftohen nga të korruptuarit dhe kriminelët dhe korrupcioni mund të luftohen vetëm nga njerëz me duar të apstra", tha Vjosa Osmani nga LDK.
 
"Kosova jonë me ushtrine vet me policinë, gjyqësinë me institucionet janë tël popullit të vet, sot është më e sigurt, por populli I Kosovës është zot shpije në shtëpi të vet. Kosva respekton Miqt por prap se prap është shqipja e sovranit, e popullit", tha Ramush Haradinaj nga AAK.
 
"Vendi ka nevoj për qetsi, vendi ka nevoj për përvoj, vendi ka nevoj për profesionalizëm, por vendi ka nevojë edhe për njerëz të vendimeve të urta vendimeve të studjuara, vendime të qëndrueshem, vendime që vijnë nga një rrjedhë normale e parapregaditjes së një procesi politik e ligjor që pastaj ti kthehet në shërbim qytetarit", tha Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate.
 
Poashtu bisedimet me Serbinë dhe zhvillimi ekonomik janë temat ku janë përqëndruar këtyre ditëve partit politike në Kosovë, duke premtuar se do të bëjnë më të mirën për popullin. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU