Maqedoni
Nga 1 tetori ilaçe vetëm me letërnjoftim, qytetarët të ndarë në mendime, shumica kundër
14.09.2019 18:30
Vendimi që prej më 1 tetor, ilaçet të jepen vetëm me letërjoftim apo me pasaportë, nuk është mirëpritur nga qytetarët.

Të anketuarit nga TVM2, shprehen se kjo masë do tu krijoj atyre më tepër vështirësi. Por, ka edhe prej tyre që mendojnë se me këtë do tu jipet fund keqpërdorimeve dhe mungesës së barnave me reçetë.
“Ajo nuk bën hiq, une letërnjoftimin e mbaj ne xhep një herë në muaj, për cka ju duhet letërnjoftimi, aty në librezë i kanë të gjitha numrat, shumë keq e kanë bërë, për së tepërmi”...
“Duhet të jetë për më mirë . Më herët kemi pasur probleme sa i përket marjes së barnave, ndonjëherë nuk ka me recetë, duhet të pritet deri me të parin, ashtu që besoj se me këtë do të tejkalohen këto probleme”...
“Që do të jetë më lehtë nuk besoj, por kjo do të jetë një provë, të shohim si do të rrjedhë dhe cka do të ndodhë. Mendoj që edhe për këtë do të heqin dorë, ashtu sic kanë bërë edhe me gjëra të tjera”....
“Se kam dit për këtë”...
“Do të komplikohet puna, ndoshta nuk do të qëllosh, duhet të jetë personi, e letërnjoftimi vlen njësoj si të jem unë si tjetri, ose me libreza sic kemi pas përpara”, thanë qytetarët për TVM2.
Me vendimin për marrje të barnave me letërnjoftim apo pasaportë do të lehtësohet puna administrative e institucioneve shëndetësore gjatë dhënies së recetave dhe ilaçeve, kanë theksuar nga Fondi Shëndetsor. Sipas tyre me këtë nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Ministri i shëndetsisë Venko Filipçe ka sqaruar se në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën.
BELINDA KOKA ADEMI
