Maqedoni
Rritet numri i emgirantëve, në terren patrullon FRONTEX, situata nën kontroll
14.09.2019 18:52
Numri i emigrantëve ilegalë që shfrytëzojnë Maqedoninë e Veriut si vend tranzit, është rritur....

Autoritet theksojnë se numri më i madh i emigrantëve hyjn nga Greqia dhe ky numër është për 20 përqind më i lartë se vitin e kaluar. Falë bashkëpunimit me FRONTEX, është arritur që të locohen shumë raste të trafikimeve.
“Gjatë vitit 2019 me ndihmën e foracve të huaja policore që operojnë bashkë me ne në territorin e Maqedonisë së Veriut, saktësisht në pjesën jugore, janë zbuluar rreth 16 mijë emigrantë ilegalë. Janë ngritur 49 padi për raste ku është evidentuar fshehje e migrantëve. Krahasur me vitin e kaluar numri i emigrantëve ilegal është rritur për 20 përqind”, tha Boban Antonovski, inspektor i lartë në stacionin policor në Bogorodicë.
Në gjah pas transportuesve ilegalw të emigrantëve, muajt e fundit në rajonin e Gjevgjelisë dhe në Kumanovë janë regjistruar disa aksidente madje disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Në zonat kufitare patrullojnë policë nga 8 shtete edhe atë nga Serbia, Krocia, Sllovenia, Austria, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia. TVM shoqëroi për një ditë kontigjentin e policisë çeke që operon në zonën kufitare me Greqinë.
“Veprojmë si patrullë ndërkombëtare së bashku me policët nga Maqedonia e Veriut, operojmë në zonën kufitare me Greqinë. Momentlaisht këtu jemi 14 pjestarë të policisë çeke pra kjo është në kuadër të një kontiegjenti. Nga kur jemi këtu kemi kapur rreth 1 mijë emigrantë gjatë kalimeve ilagale. Krahasur me vitin e kaluar shohim që ka rritje të emigrantëve por ne jemi të gatshëm për çdo aksion”, tha përfaqësues i policisë çeke në Maqedoninë e Veriut.
Edhe Greqia ka marrë vendim që të shtojë masat e sigurisë në kufijtë e saj dhe do të zhvendosë migrantët nga kampet që gjenden në ishujt grek, në përpjekje për t’u përballur me valën e re të paralajmëruar të migrantëve.
Më 2015, në Greqi kishin arritur afro një milion refugjatë dhe migrantë – kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës por pas marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Turqisë më 2016 fluksi i migrantëve u zvogëlua dukshëm. Ndryshe nga muajt e kaluar kur migrantët shfrytëzonin transportin rrugor për kalim ilegal në Maqedoninë e veriut, tani ata më së shpeshti kapen nëpër zonat përreth hekurudhave.
ZEKIRJA MEXHITI
