SHBA-ISIS
Kerry: Po krijohet koalicioni kundër shtetit islamik
14.09.2014 18:47
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar se po krijohet koaliconi ndërkombëtar për ta luftuar militantët e Shtetit Islamik…

Gjatë paraqitjes së tij në rrjetin CBS, Kerry theksoi se është “ekstremisht i inkurajuar” nga përkushtimet për ndihmë ushtarake dhe se disa vende kanë ofruar trupa të këmbësorisë.
Por, sekretari Kerry tha se Uashingtoni nuk do t’i koordinoj sulmet ajrore me forcat e qeverisë së Sirisë. Kerry nesër merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Paris, ku shtetet në koalicon do të diskutojnë për rolin që mund ta luajnë në luftën kundër militantëve.
