Maqedoni

Sinoptikanët: Deri të mërkurën mot i nxehtë, të enjten dhe të premeten rreshje shiu

15.09.2019 15:05

Edhe java e ardhëshme do të nis me temperatura të larta...

Edhe java e ardhëshme do të nis me temperatura të larta që nuk janë karakteristike për këtë periudhë të vitit. Por sinoptikanët paralajmërojnë se ulje të temperaturave do të kemi në mesjavë kur do të ketë edhe rreshje të shiut.
 
"Mot të këtillë stabil dhe me diell do të ketë deri të mërkuren. Temperaturat gjatë këtyre ditëve në pjesën më të madhe të vendit do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Më nxeht do të jetë të marten kur temperatura maksimale do të arrijë prej 30 deri në 36 gradë në juglindje të vendit. Të enjten presim ndyryshime drastike kur do të ketë rreshje të shiut dhe ulje të temperaturave", tha Kostadinka Arsovska, sinoptikane.
 
Rreshjet do të jenë të pranishme deri të premten , ndërsa në ditët në vazhdim përsëri moti do të jetë stabil por tempeaturat do të jenë më të ulëta deri në 20 gradë celzius. Sinoptikanët thonë se mot stabil do të kemi deri në fund të shtatorit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI