Maqedoni

Mot i vranët, pasdite shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

15.09.2014 09:12

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut...

Pasdite moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Lokalisht reshjet mund të jenë më të rrëmbyeshme veçanërisht në pjesët lindore të vendit.
 
Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.
 
Indeksi UV do të jetë pesë.
 
Temperatura do të lëvizë prej 18 deri në 26 gradë Celsius.
 
Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri në 24 gradë Celsius.
 
Deri të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut. Nga e enjtja do të ketë stabilizim të motit me rritje të temperaturave ditore.