Maqedoni

Ahmeti: Nevojitet kthim i besimit në organet e drejtësisë

15.09.2019 16:29

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vlerson se në vend duhet të kthehet besimi në institucionet e drejtësisë...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vlerson se në vend duhet të kthehet besimi në institucionet e drejtësisë sepse gjërat kanë degraduar shumë me rastet e fundit. Sipas tij organet që zbatojnë ligjin nuk duhet të bien pre e ndikimeve politike apo grupeve të caktuara. 
 
"Të gjitha organet e zgjedhura ligjzbatuese në këtë rast ta kenë parasyshë që të mos bëjnë gabime të mos bëjnë veprime të ndikuara, qofshin ato ndikime politike apo ndikime të grupeve të caktuara por të ushtrojnë profesionin e tyre si ligjzbatues dhe të ofrojnë zgjidhje dhe menaxhim të pranueshëm dhe kredibil për ta kthyer besimin tek qytetarët", tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
 
Vetingu, Ahmeti: Jemi duke shqyrtuar me partitë tjera
 
Lidhur me vetingun Ahmeti tha se janë duke e shqyrtuar me partnerët e koalicionit dhe partitë opozitare.
 
"Ne insistojmë por njëherit bisedojmë edhe me partnerët e koalicionit por edhe me partitë opozitare dhe është në proces e sipër një ligj mbi vetingut. Akoma është në shqyrtim dhe diskutim edhe nga partitë tjera dhe është çështje kohe dhe ne presim që publikisht të gjithë të prononcohen rreth këtij ligji", tha Ahmeti.    
 
Angazhimi i ekspertëve të huaj, Ahmeti: Nuk ka nevojë, vendi ka kapacitete
                         
Nëse vendi ka nevojë për ekspertë të huaj në organet e drejtësisë Ahmeti me përgjigje: "Unë mendoj se në vendin tonë ka ekipe të mira se ka jurist të mirë dhe ne nuk kemi nevojë në këtë rast që të kërkojmë ndihmë apo ekspertë të huaj sepse në radhë të parë ne jemi vend i pavarur dhe ne duhet të punojmë dhe të angazhohemi vetë dhe un ju siguroj ju se nëse nuk do të kishte ekspertë dhe profesionistë të mirë nuk do të zbulohej edhe rasti zhavtja dhe shum raste delikate". 
 
Kuvend Zgjedhorë i BDI-së, Izet Mexhiti zgjidhet kryetar dege në Çair  
 
Këto komente kreu I BDI-së I bëri në Kuvendin Zgjedhor në degën e Çairit, ku për kryetar të kësaj dege njëzërit u zgjodh Izet Mexhiti, I cili ishte kandidat i vetëm i propozuar për këtë post. “Prej të hënën ne do të jemi në terren në takim me qytetarët oër të bërë programin e ri të BDI për kushte më të mira për qytetarët”, deklaroi, me këtë rast Mexhiti.
 
NAIM RAMADANI