Maqedoni
Subvencione për kondicionerët inverter, qytetarët mirëpresin masat, japin edhe ide shtesë
15.09.2019 17:06
Ministria e Ambientit ka paralajmëruar një sërë masash për uljen e ndotjes së ajrit

Ministria e Ambientit ka paralajmëruar një sërë masash për uljen e ndotjes së ajrit, sidomos në qytetet më të ndotura Shkup, Tetovë, Kërçovë, Manastir dhe kudo ku niveli I ndotjes sidomos gjatë stinës së dimrit kalon shifrat normale. Vitin e kaluar u tha se ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes janë edhe amvisëritë dhe diegëja pa kontroll nga qytetarët e materialeve që ndosin ajrin. Kjo është arsyeja që qeveria vendosi të subvencionojë ndërrimin e shporetëve me dru, me kondicionerë inverter, të cilët nuk ndosin madje edhe kursejnë energji elektrike, duke ulur kështu shpenzimet mujore për ngrohje për amvisëritë. Qytetarët e anketuar nga TVM 2, mirëpresin masat që do të ndikonin në uljen e ndotjes.
"Si qytetar mendoj se Ok është si një hap për marjen e masave kundër ndotjes së ajrit nuk është keq. Cdo hap I till është për tu përshendetur"...
"Për tu përshëndetur është në qoftë se I realizojnë vauçerin për mos ndotjen e ajrit është super"...
"Puna është e mirë, si nuk është e mirë"....
"Nëse ka subvencione edhe une jam I këtij mendimi", thanë qytetarët e anketuar nga TVM 2.
Qytetarët e anketuar kanë edhe propozimet e tyre se si do të mund të ulej ndotja e ajrit në kryeqendër. Madje një prej tyre mund të ketë zgjidhjen e duhur për të lehtësuar trafikun e stërgarkuar të kryeqendrës duke ulur ndotjen.
"Për shembull nxemja me gaz, kjo është shumë e mirë"...
"Këtu ka edhe shumë mënyra tjera të cilat mund të ndërmiren për tu ndalur ndotja e ajrit.E kam një projekt të cilin unë jam kam ofruar qytetit të Shkupit I cili quhet Skaj Uej. Është I njejti si tramvji, por ajo shkon mecën me rrymës dhe bëhet në ajër është njëfar lloi teleferiku", thanë qytetarët për TVM 2.
Edhe automjetet janë burim i madh i ndotjes,prandaj është paralajmëruar subvencionim për blerjen e automjeteve me lëndë djegëse ekologjike. Pas këtyre paralajmërimeve qeveria po punon në definimin e modaliteteve, se si qytetarët do të mund të shfrytëzonin subvencionet.
GYLTENE SINANI
