Maqedoni

UNT fillon vitin në lokacionet ekzistuese, Pollozhani: Të shkurtohen vonesat administrative

15.09.2019 18:03

Viti akademik 2019-2020 për studentët e UNT së do nisë në dy lokacione, në një pjesë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”...

Viti akademik 2019-2020 për studentët e UNT së do nisë në dy lokacione, në një pjesë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” dhe pjesa tjetër në ndërtesën e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Institucionet kompetente duhet të përshpejtojnë procedurat  administrative për objektin e adoptuar për mësim por edhe për objektin e ri që do jetë në fillim të Kazermës  thekson Rektori I UNt së Aziz Pollozhani për TVM 2.  Potencon se ka stagnim në realizimin e dokumentacionit në planin detal urbanistik. Ai kërkon që instucionet kompetenete të jenë më efektive në krerjen e obligimeve të tyre. 
 
"Procedurat për tejkalimin e pronësisë  këtij universiteti janë realizuar në Qeveri por ka ngecje në pjesën e realizimit të dokumentacionit për planin detal urbanistik pa të cilin jo që nuk mund ta fillojmë objektin e ri por edhe atë object që e kemi dedikuar për adaptim afër 3000 m katror po ngec në procedurat për relaizimin e planin detal urbanistik. Kërkoj që këto vonesa të shkurtohen dhe të tejkalohen sepse mendoj se kjo gjë është e mundur", tha Rektor i UNT-së Azis Pollozhani.
 
Shtohet interesi për profile profesionale, drejtimet 3 vjeçare më të kërkuarat 
 
UNT po etablohet si institucion serioz I arsimit sipëror thekson Pollozhani. Në afatin e parë janë regjistruar 500 studentë ndërsa në dy afatet këtë muaj pritet të përmbyllet numri prej 700 studentëve.Sipas tij, interesimi për studime tre vejcare profesionale që menjëherë orientojnë të diplomuarin në tregun e punës, po shtohet.
 
"Ne kemi tani shtim të interesit në profile profesionale si në informatikë,dizajn të tekstilit,mekatronikë  sepse edhe prindërit e kanë kuptuar  se jo t gjithë mund të kenë karierë akademike, e cila është shumë e gjatë dhe familjet që janë në gjendje të palakmueshme sociale shumë më me interes e kanë që fakultetin ta mbarojnë për tre  vjet dhe të aftësohen në profile shumë interesante", tha Pollozhani.
 
Pollozhani më tej shton se do nënshkruhet marrëveshje me MEPSO-n për të financuar studimet dhe për punësimin e studentëve dhe poashtu bursa jepen edhe nga asociacioni i ndërtimtarëve. Janë akredituar edhe programe në gjuhën angleze dhe së shpejti pritet të hapet edhe konkurs për pranimin e profesorëve të  rinj. 
 
FLUTURA LATIFI