Botë

Hong Kong, përleshje mes policisë dhe protestuesve

15.09.2019 19:39

Policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kanë hedhur koktej molotovi ndaj kompleksit të qeverisë në qendër të Hong Kongut....

Mijëra protestues në Hong Kong kanë sfiduar ndalesën e policisë dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të marshuar. Më herët, policia refuzoi kërkesën e Frontit për të Drejta Civile për të organizuar marshin e sotëm, por pavarësisht kësaj, protestuesit dolën në rrugë.
 
Protestuesit bllokuan trafikun dhe detyruan që shumë dyqane të mbyllen. Qindra protestues sulmuan zyret qeveritare, duke hedhur gur dhe koktej molotovi. Protestuesit po ashtu u ndalën pranë konsullatës britanike dhe valëvitën flamujt britanik dhe kënduan himnin e këtij shteti, në një përpjekje për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e tyre.