Prokurorët e PSP-së pa mandat, pritet vendimi i Jovevskit se kujt i ndahen lëndët
Prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim....

Prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim tashmë është shkarkuar. Edhe prokurorët e PSP-së prej sot nuk kamë më mandat për vazhdimin e lëndëve që dalin nga bisedat e përgjuara.
Këshilli i Prokurorëve publik është mbledhur pikërisht për të konstatuar ndërprerjen e mandatit të prokurorëve specialë.
Pas vendimit të Këshillit, radhën e ka prokurori publik Lubomir Jovevski, me vendim të të cilit prokurorëve të cilët deri tani i kanë udhëhequr aktualisht lëndët mund t’u ndahen përsëri të njejtat.
Nga lëndët të cilat PSP ka ngritur mbi 20 aktakuza vetëm tre janë plotësisht të mbyllura, disa janë kthyer në gjykim të sërishëm ose pritet prononcimi i Gjykatës së Apelit.
