Osmani në Bruksel në takime me Mogherinin, Tusk të martën në Shkup

16.09.2019 10:20

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani...

Zëvendëskryeministri  për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjendet në një vizitë pune në  Bruksel, ku do të mbajë takim pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini.

Takimi, siç informon Sekretariati për çështje evropiane, do të shfrytëzohet për riafirmimin e përgatitjes së vendit për progresin në integrimin evropian, në prag të Samitit të BE-së në tetor.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të mbajë takim edhe me Sekretaren Shtetërore për Çështje Evropiane, Andreja Metelko- Zgombiç dhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, , Genoveva Ruiz Kalavera.

Vizita e punës në Bruksel është pjesë e turneut të në metropolet e vendeve anëtare të BE-së, pas së cilës do të vijojnë edhe vizitat në Berlin dhe Varshavë në fund të javës.

Në prag të vendimeve për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me Bashkumin Europian në tetor, të martën ndëkrohë për vizitë në Shkup vjen  presidenti i Këshillit europian Donald Tusk që do të ketë takime me kryeministrin Zaev dhe zyrtarë të tjerë të lartë.