Gjykimi për aksidentin në Llaskarcë, Remzi Mustafi hyn në operacion, shtyhet seanca

16.09.2019 10:34

Gjykimi i sotëm për aksidentin e një viti më parë në Llaskarcë....

Gjykimi i sotëm për aksidentin e një viti më parë në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona  e 38 të tjerë mbetën të lënduar,  është shtyrë për më 15 tetor.

Seanca e sotme u anulua pasi Remzi Mustafit, drejtuesit të parkut të automjeteve të Durmo Turs, iu përkeqësua gjëndja shëndetësore dhe gjatë ditës do të duhet të operohet.

Për këtë shkak Gjykatësja e lëndës Dijana Gruevska-Ilievska, vendoi të mos sjellë në sallë as të akuzuarit e tjerë që gjenden në paraburgim.

Gjykimi për rastin e aksidentit të autobusit në Llaskarcë në Gjykatën Penale të Shkupi filloi javën e kaluar.

Gjatë fjalëve hyrëse të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. megjithatë prokuroria këmbënguli duke argumentuar edhe me fakte se ata janë fajtorë pasi kanë lejuar që autobuzët të qarkullojnë edhe pse nuk i kanë përmbushur kushtet teknike madje autobuzët kanë pasur aparatura për të manipuluar matësit e shpejtësisë.

Të akuzuarit ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe sigurisë në komunikacion.