Meksikë, identifikohen kufomat e gjetura në varrin masiv

16.09.2019 10:52

Policia shkencore në Meksikë ka arritur të identifikojë 44 trupa të pajetë...

Policia shkencore në Meksikë ka arritur të identifikojë 44 trupa të pajetë të varrosur në një gropë masive në shtetin e Jaliskos.

Trupat u gjetën në fillim të shtatorit në rrethinat e qytetit Guadalahara, pas denoncimit të banorëve për shkak të erës së rëndë. Ata ishin vendosur në 119 thasë të zinj.

Shumica e trupave ishin të prerë dhe agjentëve të policisë shkencore iu desh të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar. 

Jalisko është një nga territoret më të prekura nga lufta e bandave të drogës dhe zbulimi në fjalë ishte i dyti brenda vitit.

Një organizatë lokale për kërkimin e personave të zhdukur i ka bërë apel qeverisë që të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në procesin e identifikimit.