Kuvend, shënohet dita ndërkombëtare e demokracisë, Xhaferi: Liria e të shprehurit,themeli i demokracisë
16.09.2019 11:57
Kuvendi Republikan shënoi 15 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....

Me këtë rast, kreu i Kuvendit të Republikës, Talat Xhaferi, ftoi të rinjtë që të shfrytëzojnë lirinë e të shprehurit si një nga vlerat themelore të demokracisë dhe të bëhen qytetarë aktiv dhe të kontribuojnë në ndryshimet shoqërore. Të reagojnë aty ku shohin gabime, pabarazi dhe padrejtësi, - tha mes tjerash Xhaferi.
“Bëhuni zëri i më pak të fuqishmëve, për arsye se liria e të shprehurit është e drejtë njerëzore dhe është themeli mbi të cilin është ndërtuar demokracia, pa liri të të shprehurit, nuk ka demokraci.
Të rinj të dashur, pikërisht për këtë, sot bashkë me ju e shënojmë Ditën e demokracisë dhe ju rikujtojmë se vetëm qytetarët aktivë janë gardianët e demokracisë dhe udhërrëfyesi për ndryshimet shoqërore!”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Ai njoftoi të rinjtë që kënvështrimet e tyre për çështje që kanë të bëjnë me këtë grup moshë t’i paraqesin te Klubi për politika dhe çështje rinore. Trup joformal në të cilin janë anëtarë deputetë të të gjitha grupeve parlamentare, të cilët kanë për qëllim krijimin e politikave rinore.
“Të dashur të rinj, inkurajojmë dhe përshëndesim lloje të ndryshme të aktivizimit rinor dhe të kontributit në shoqëri, për arsye se besojmë se demokracia, pa format e aktivizmit dhe pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, para së gjithash të rinjve në proceset e krijimit të politikave, është e lëndueshme dhe çdoherë në skaj të përjetimit. Siç thotë edhe Robert Haçins, citoj: "Vdekja e demokracisë me siguri nuk do të jetë atentat prej kurthi. Ajo do të jetë shfarosje e ngadaltë për shkak të apatisë, indiferencës dhe mosushqimit të demokracisë"”, tha Xhaferi.
Evenimenti me rastin e 15 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, u mbështet nga NDI-ja.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut ka miratuar Deklaratën universale për demokraci parlamentare 22 vite më parë.
SHPËTIM NUREDINI
