Vendimi për lëndët e PSP-së, “Transportuesi” dhe “Trajektorja” presin prokurorët e rinj

16.09.2019 12:19

Vendimi që duhet të merret sot se cilit prokuror do t’i ndahen në të adhmen lëndët e PSP-së....

Vendimi që duhet të merret sot se cilit prokuror do t’i ndahen në të adhmen lëndët e PSP-së, ka shtyrë gjykimin për lëndët “Transportuesi” dhe “Trajektorja”

Në lëndën “Trajektorja“,  të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zv/ kryeministri Vladimir Peshevski, ish ministri i Transportit , Mile Janakievski dhe drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupco Gerogievski, të cilët akuzohen se në procedurën e përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovci- Shtip, kanë keqpërdorur dhe tejkaluar kompetencat ligjore.

Në rastin “Transportuesi“,  i dyshuar është ish kreu i komunës së Manastirit, Vladimir Talevski bashkë me 20 persona të tjerë, që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në komunë, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 360 mijë euro.